Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje përfaqësuesve të opozitës në këshillat bashkiakë që duhet të nisin përgatitjen për të kërkuar transparencë dhe llogaridhënie që në ditën e parë të konstituimit.

Meta shprehet se ata duhet të kërkojnë transparencë për gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën me buxhetin e bashkive, si edhe të kërkojnë llogari për çdo para që do të shpenzohet nga sot e në të ardhmen.

“Përfaqësues të opozitës dhe të Partisë së Lirisë tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj ne duhet të përgatitemi që tani në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të nisë që ditën e parë të konstituimit të këtyre Këshillave Bashkiake.

Të nisë transparenca për gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën me buxhetin e bashkive dhe llogaridhënie absolute për çdo para që do të shpenzohet nga sot e në të ardhmen”, shprehet Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re