Shef i sektorit politik, i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Alexis Hupin në një prononcim për mediat këtë të enjte ka komentuar zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.

Zyrtari evropian në fjalën e tij është shprehur se tashmë opinionin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor e ka dhënë BE dhe ajo që është e rëndësishme është bashkëpunimi që do të kenë autoritetet e zgjedhura lokale me ne.

Sipas tij puna e tyre është e rëndësishme pasi 70% e legjislacionit Evropian do të vihet në zbatim nga ato.

“Nuk dëshiroj që të bëj një koment për procesin e zgjedhjeve kjo për arsye se OSBE-ODIHR është shprehur në lidhje me procesin zgjedhor. Ajo që unë pres është bashkëpunimi me autoritetet vendore një punë kjo që do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. E vetmja gjë që unë them është se ne presim bashkëpunim me autoritetet e zgjedhura dhe se 70% e legjislacionit të BE do të vihet në zbatim nga autoritetet vendore, ndaj do të jetë e rëndishme puna e tyre për integrimin e BE-së në BE”, ka thënë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re