Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Gerald Rockenschaub, është shprehur se Shqiëpria do të marrë ilaçin kundër COVID të prodhuar nga Merk dhe Pfizer, nëse ky medikament miratohet nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave. Ai tha se edhe procesi i shpërndarjes së këtij antivirali do të bëhet njëlloj si me vaksinat.

“Ne duhet të shohim si do ecë ky proces pasi për momentin ka disa prova klinike që janë premtuese, por ende nuk është marrë miratimi nga FDA. Megjithatë duhet parë edhe kapaciteti për t’u prodhuar, siç ndodhi me vaksinën që kishte mangësi në fazën e parë dhe që tashmë u kapërcye. Ajo do të bëhet e disponueshme përmes distributorëve farmaceutike në tregun global, por nëse rezulton shumë efektive për trajtimin  e sëmundjes mund të vihet në punë mekanizmi përmes Covax i cili lehtëson sh[ërndarjen e këtij medikamenti”, tha ai për Tv Klan.

Rockenschaub foli edhe për vaksinën Sinovac, për të cilën tha se është efektive dhe e sigurt, ndaj është listuar për përdorim emergjent.

“Duke qenë se Kina dhe India janë prodhuesit më të mëdhenj në botë, Sinovak sipas OBSH është efektive dhe e sigurt, ajo është listuar për përdorim emergjent dhe është një opsion shumë i mirë për shoqërinë për ta përdorur”, u shpreh përfaqësuesi i OBSH-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re