Përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare në mbledhjen e KQZ tha se PS po përdor ambientet publike për fushatë, ku theksoi se duhet të merren masa.

Capture

Përfaqësuesi vuri në dukje se në këto takime qeveritarët po bëjnë propagandë dhe thirrje ndaj një subjekti publik, duke iu referuar atyre në Berat ku prezent ka qenë dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Është denoncuar nga Qëndresa Qytetare se në Berat takimi është mbajtur në ambientet e teatrit të qytetit ku ka marrë pjesë dhe ministrit i Brendshëm Çuçi. Personat janë komunikuar por përfaqësuesi i bashkisë nuk ka marrë pjesë”, tha anëtarja e KQZ.

“NË 1 prill në teatrin e Beratit është mbajtur si ai i Korçës nga PS. Aktiviteti ka qenë propagandues dhe janë bërë thirrje në mbështetje të një subjekti politik, por dhe për ministrin e Brendshëm. Janë vendosur në dispozicion ambientet shtetërore, nuk ka asnjë shkak përjashtimore pasi nuk do thotë që të shfrytëzohen ambientet publike për fushatë zgjedhore dhe për të bërë propagandë, nuk bën përjashtim që këta persona të dënohen, kodi e parashikon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re