Përfaqësuesi i UHNCR në Shqipëri, Pablo Zapata ka folur për emigrantëve dhe lëvizjen dhe problemet e tyre. Në një intervistë në ABC News, Zapata u shpreh se problemi i refugjatëve vazhdon të rritet vit pas viti.

“Kjo situatë kërkon më shumë vëmendje, pasi po kthehet në tragjedi”, u shpreh ai. Më tej ai shtoi se emigrantët sirianë ai theksoi se personat e identifikuar në kufi janë të regjistruar.

“Ndërkohë ka edhe nga ata që raste që vijnë direkt në Tiranë, duke sjellë një situatë jo korrekte, pasi ata qytetarë duhet të regjistrohen. Kjo nga mbrojtja ndërkombëtare nuk është korrekte.

Kur janë të regjistruar në kufi në bashkëpunojmë me policinë kufitare dhe i ofrojmë ndihma.

Personat të cilat shihen që kërkojnë në rrugë ndihmë ushqimore, monetare , nuk qëndrojnë këtu, lëvizin në vende të tjera.

Ata që janë grupe familjare qëndrojnë. 40% e personave që kanë kërkuar azil në Shqipëri janë fra dhe fëmijë dhe për këta kemi detyrim moral dhe ligjor për t’i njohur me mundësitë që kanë për tu integrua në Shqipëri”, tha Zapata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re