Si  masë mbrojtëse ndaj koronavirusit qeveria vendosi të mbyllë shkollat dhe që nga ajo ditë po aplikohet mësimi online. Në shumicën e rasteve mësimi realizohet mes mësuesve dhe nxënësve përmes grupeve të Whatsapp-it ose google classroom.

Por shumë pedagogë dhe studentë u gjendën të papërgatitur në këtë situatë.

Gerard Komini, përfaqësuae nga Unioni i Këshillave Studentore në një intervistë për “ABC News” ka folur për problemet e mësimit gjatë karantinës. Shfaqja e shumë problematikave ka sjellë reagime të ndryshme, pasi ka vështirësi në aksesin e mësimit online edhe pse theksoi se pedagogët dhe studentët kanë dhënë maksimumin e tyre pavarësisht vështirësive.

“Shumica e studentëve që janë nëpër rrethe nuk janë në Tiranë për shkak të pandemisë, por kanë vazhduar të paguajnë qiranë. Kërkohet që të përgjysmohet tarifa, semestrin e dytë nuk e kemi frekuentuar duket i logjikshëm përgjysmimi. Kemi ende disa provime të pashlyera për shkak të mbylljes së universiteteve”, u shpreh ai.

A kanë qenë pozitiv reagimi për tu marrë me këtë kërkesë tuajën?

Komini: Nuk kemi marrë ende asnjë përgjigje nga Ministria, thjesht përgjegjësia është kaluar nga një institucion në tjetrin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re