Skip to content

Përfaqësuesit e Komisionit Hetimor zbresin në terren/ Mbërrijnë në Inceneratorin e Fierit për inspektim

Përfaqësuesit e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë nisur punën nga terreni dhe kanë mbërritur në Inceneratorin e Fierit për të inspektuar.

 

Nga opozita për të inspektuar është caktuar nënkryetarja e komisionit Dhurata Çupi dhe anëtari Lefter Gështja, ndërsa nga mazhorananca ka qenë Antoneta Dhima, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj dhe Eduart Shalësi.Sipas deputetes, Dhurata Çupit Inceneratori i Fierit nuk është funksional, por ndërkohë janë harxhuar 28 mln euro nga buxheti i shtetit.

 

“Objekti nuk punon, nuk është funksional. Depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në 2016, duhet të përfundonte në 2019 dhe jemi në 2022. Shikoni, po përpunohet sot. Verifikohet qartë ajo që ka denoncuar opozita”, deklaroi Çupi.