Përfaqësuesit e komunitetit hebre që jetojnë në Britani, u takuan me presidentin Erdogan, dhe ju falënderuan për angazhimin e tij për paqe në lindjen e mesme.

Mbas takimit anëtarët e bashkësisë hebraike në daljen e hotelit u prononcuan për gazetarët:

“Ndihma e sionistëve në këtë mënyrë nuk është në interes të popullit hebre. Nëse ju doni për të ndihmuar hebrenjtë duhet të bëni atë që bëri Presidenti i Turqisë, duhet ta tërheqeni ambasadën e juaj nga atje, që të mbushen mend liderët politik izraelitë sepse Izraeli është vendi më i pasigurtë në botë për hebrenjtë”.

“Si hebrenjë, ne lutemi për shpërbërjen e plotë të shtetit izraelit në mënyrë paqësore. Ne nuk duam as dy shtete. Ne mbështesim kthimin e popullit palestinez nga i vetmi shtet në det. Hebrenjët dhe muslimanët mund të jetojnë së bashku në paqe.”

E vërteta është se ata, politika e tanishme Izraelite, nuk përfaqësojnë judaizmin. Mbështetja e tyre as nuk zgjidh problemin për palestinezët, as për hebrenjtë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re