ODIHR ka nisur punën për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

 

Në Tiranë ka mbërritur Misioni i Vlerësimit të Nevojave i cili ka si qëllimi mbledhjen e informacionit për situatën në Shqipëri për të përcaktuar më pas dimensionet e misionit që do të vëzhgojë të gjithë procesin e 14 majit.

 

Përfaqësuesit e ODIHR kanë takuar sot  nënkryetarin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe sekretarin peër çështjet zgjedhore Ivi Kaso.

 

Gjatë bisedës dy përfaqesuesit e PD i kanë përcjellë misionit të ODIHR shqetësimin për situatën e krijuar me vulën e PD dhe faktin që gjykata nuk po shprehet për këtë çështje.

 

Mësohet se gjatë takimit Bylykbashi ka theksuar se në këtë situatë Partisë Demokratike po i mohohet e drejta për të regjistruar organet e saj legjitime dhe për herë të parë nga vitit 1991 opozita rrezikon të mos ketë  komisionerë në zgjedhje.

 

Më herët misioni i ODIHR ka zhvilluar një takim edhe me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të diskutuar përgatitjet për procesin e 14 majit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re