Update- Dy përfaqësuesit e Policisë së Shtetit jane larguar nga ambientet e Partise Demokratike pas nje ore qendrim ne ne selin e PD, ku tentuan te merrnin kontakt me Sali Berishes. Ish-kryeministri mbajti nje konference te jashtezakonshme pas vendimit te GJKKO per te caktuar ndaj tij, masen e detyrimit te paraqitjes dhe bllokimin e pasaportes qe ky i fundit te mos largohej jashte vendit.

Ne seline e PD u paraqit Genti Ndoji, Drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, dhe një tjetër punonjës, të cilët kërkuan të kenë kontakt me ish-kryeministrin Berisha, për ti komunikuar zyrtarisht vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Por mesohet se efektivet e policise kane folur me ekspertet ligjore te PD-se dhe jo me Berishen, pasi ky i fundit ka refuzuar ti takoje.

“Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po ti takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj”, eshte shprehur Berisha.

Por sipas Oerd Bylykbashit, vendimi i paraqitur nga efketivet e Policse eshte marre ne kundershtim me Kushtetuten.

Deputeti i PD beri te ditur se njoftimi i GJKKO nuk eshte firmosur nga Berisha pasi eshte ne shkelje ligjore, pasi vendimi duhet te merrej pasi te jepej autorizimi nga Parlamenti.

“Kufizon lirinë e tij në kundërshtim me Kushtetutën. Tashmë është praktikë e konsoliduar e parlamentit të Shqipërisë se prokuroria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi, i cili duhet të japë autorizimin jo vetëm për arrestin, por dhe çdo lloj mase tjetër kufizimi të lirisë të çdo shtetasi shqiptar, që është deputet.

Neni 38 i Kushtetutës përcakton lirinë absolute, të cenueshme vetëm nëpërmjet një vendimi gjykate, të shtetasve shqiptare, të lëvizin të lirë në çdo pjesë të territorit të Shqipërisë.
Urdhri për detyrim paraqitje të deputetit Sali Berisha kufizon pikërisht këtë liri kushtetuese”, u shpreh Bylykbashi.

“Urdhri për detyrim paraqitje të deputetit Sali Berisha kufizon pikërisht këtë liri kushtetuese. Po ashtu me kërkesën e SPAK dhe vendim të gjykatës, në shkelje të Kushtetutës, përsëri kufizohet një e drejtë tjetër kushtetuese. Përsëri në nenin 28, është e drejta e çdo shtetasi që lirisht të dalë nga territori i Shqipërisë.

Sigurisht nëse do kishim një vendim gjykate për një shtetas të zakonshëm, kjo do ishte e mjaftueshme, por nenin 73 i Kushtetutës, detyron që në rast të arrestit apo të çdo lloj kufizimi në çdo formë të lirisë së një deputeti, duhet të kërkohet paraprakisht miratimi i parlamentit”, tha Oerd Bykybashi.

AKUZAT
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal. GJKKO ka caktuar ndaj ish-kryeministrit masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.

Nga ana tjetër, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Ndërsa, ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Berisha i cilësoi akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të pabaza dhe politike, duke hedhur poshtë çdo akuzë.

LEXONI EDHE: Pastrim parash, produktesh kriminale dhe korrupsion pasiv, akuzat zyrtare që rëndojnë mbi Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Ja sa vite burg rrezikojnë!

Arrestimi i Jamarbër Malltezit

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar mbrëmjen e sotme (21 tetor) në Aeroportin e Rinasit, ku po priste bashkëshorten teksa po kthehej nga një udhëtim nga një vend i BE.

Ndaj Malltezit është caktuar edhe masa e sigurisë arrest me burg. Mbi Malltezin rëndojnë akuzat për pastrim parash, korrupsion pasiv si edhe fshehje pasurie lidhur me kompleksin Partizani.

Me urdhër të SPAK janë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri të Malltezit. Mësohet se urdhri për ndalimin e Malltezit, është firmosur nga prokurori i posaçëm, Arben Kraja.

Në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i pallateve tek ish-kompleksi Partizani.

GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj Berishës është caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.

Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Balla, asokohe kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2012 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re