3 ditë para samitit të Procesit të Berlinit, në Tiranë janë mbledhur kryetarët e komisioneve të integrimit të 6 vendeve të Ballkanit perëndimor për të diskutuar rolin që parlamentet e vendeve tona kanë në këtë proces.
Kryetarja e Komisionit për Integrimit Evropian Jorida Tabaku vuri në dukje se përtej debateve politike, nuk ka dallime në qëndrimin se procesi i integrimit të 6 vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian kërkon një rol më të madh të parlamentit.
JORIDA TABAKU
KRYETARE E KOMISIONIT TE INTEGRIMIT
“ Ne debatojmë për shumë gjëra, por për ketë ramë dakord që parlamenti duhet të ketë patjetër një rol kyç në Procesin e Berlinit.”
9 vite pas idesë së ish-kancelares gjermane Angela Merkel për të krijuar procesin e Berlinit, sot ky proces ka sjellë produkte konkrete.
IGLI HASANI
MINISTER PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME
“2 vjet më parë ne krijuam një zonë të lirë roaming mes vendeve të rajonit. Kurse në 1 tetor të këtij viti patëm edhe uljen e konsiderueshme të tarifave të roaming me BE. Ose, për të sjellë një shembull më domethënës, do të përmendja korridoret e gjelbra, që ishin jetike gjatë periudhës së pandemisë për të mbajtur gjallë tregtinë e lidhjet logjistike me rajonin e Europën. Apo marrëveshjet për lëvizshmërinë e profesioneve të rregulluara, që u mundësojnë njerëzve të udhëtojnë më lehtë ose të shfrytëzojnë mundësitë e punës brenda Ballkanit Perëndimor.”
Sekretarja e përgjithshme e këshillit të bashkëpunimit rajonal Bregu theksoi se për rajonin tonë bashkëpunimi është jetik.
MAJLINDA BREGU
SEKRETARE E PERGJITHSHME RCC
“Ka arsye pse rajonet po bashkëpunojnë në botë , sepse ne kemi nevojë të bëhemi më të mëdhenj. Dhe për Ballkanin perëndimor kjo është vërtet e rëndësishme.”
Ky është takimi i fundit në prag të samitit të 16 tetorit ku liderët e Bashkimit Evropian së bashku me liderët e Ballkanit perëndimor do të mblidhen së bashku për të diskutuar pë rspektivë n e integrimit europian të vendeve tona.