Të kuptojmë përdorimet e limonit në lëkurë dhe flokë është thelbësore që të përfitojmë nga të gjitha të mirat që sjell.

Limoni në fakt ka shumë përdorime. Përveçse është eko-miqësor për pastrimin e shtëpisë, gjatë viteve, limoni është bërë gjithashtu i rëndësishëm në rutinën e bukurisë dhe kujdesit për trupin.

Ka shumë studime të cilat kanë konfirmuar se limoni mund të bëjë mrekulli për të pasur një lëkurë të përsosur dhe flokë të ndritshëm.

Këtu janë disa nga përdorimet e limonit:

Për të shndritur lëkurën. Nga përzierja e disa pikave lëng limoni më ujë kokosi, ju do të merrni një përzierje të përsosur për një lëkurë të qartë, të ndritshme dhe të hidratuar.

Për të ndriçuar bërrylat dhe gjunjët. Në bërryla dhe gjunjë, shpesh lëkura ka tendencë për trashje, çka e bën epidermën të errët dhe të shëmtuar. Pritini një gjysmë limon dhe lyeni me të çdo ditë gjunjët dhe bërrylat për disa minuta. Trajtimi do ta bëjë lëkurën të qartë dhe të njëtrajtshme.

Për të luftuar puçrrat në fytyrë. Limoni është gjithashtu i dobishëm kundër puçrra të fytyrës, pikave të zeza, etj. Limoni është antibakterial. Mjafton të prisni një fetë limon dhe butësisht ta kaloni në zonën problematike në fytyrë.

Për të zhdukur njollat. Limoni ndihmon gjithashtu për të zbardhur njollat në fytyrë, ato të krijuara nga dielli apo njollat që shfaqen me kalimin e moshës në fytyrën tuaj dhe duart. Sepse siç e dimë vitamina C është një anti-oksidant i fuqishëm, ideal për neutralizimin e radikaleve të lira dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re