Shumica e njerëzve nuk e përdorin selinon aq shpesh sa duhet. Edhe kur përdoret, në shumicën e rasteve ajo humbet mes shumë perimesh të tjera, për shkak të mos njohjes së vlerave që përmban.

Ja cilat janë disa nga arsyet përse duhet ta përfshini selinon më shumë në gatimet tuaja:

Ndihmon në procesin e tretjes: Duke qenë  se është e pasur me ujë dhe fibra të patretshme, ajo ndihmon në funksionimin e zorrës së trashë. Për shkak të vetive të saj pastruese, selinoja përdoret si një diuretik, por do të ishte më mirë të shmanget përdorimi  nëse keni diarre. Konsumoni pak përpara se të shkoni të flini, në mënyrë që gjatë natës të nxirren toksinat e dëmshme.

Lehtëson dhimbjet: Selinoja njihet për vetitë e saj për uljen e inflamacionit, sidomos dhimbjet në kyçe, për shkak të antioksiduesve që përmban. Ajo mund t’u vijë në ndihmë personave që vuajnë nga astma. Ndihmon edhe në heqjen e akneve, duke qenë se acidi salicilik që gjendet në të zhbllokon folikulat.

Rregullon balancën e alkalinave: Niveli i pH në trup balancohet duke ngrënë selino çdo ditë, gjë e cila parandalon që trupi të bëhet shumë acidik.

Ul tensionin e lartë të gjakut: Selionoja përmban disa përbërës aktivë të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut me të paktën 14% dhe ndihmojnë në reduktimin e stresit hormonal në gjak, gjë e cila çon në një rrjedhje gjaku më të rregullt.

Ndihmon në uljen e kolesterolit ‘të keq’: E njohur ndryshe si LDL, kolesteroli ‘i keq’ mund të çojë në një presion të lartë gjaku. Vetëm dy selino në ditë mund të ulin nivelin e kolesterolit ‘të keq’ me më shumë se 7%.

Është e mirë për sytë: Një selino përmban deri në 10 përqind të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin.

Selinoja ka veti qetësuese: Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Një selino para fjetjes ndihmon për gjumë më të mirë.

Rregullon vlerën e acideve në organizëm: Selinoja ka mjaft minerale që ndihmojnë në reduktimin e acidit në lukth./ Healthline

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re