Qershia nuk është e mirë vetëm për tu ngrënë, ajo në vete përmbanë edhe shumë vitamina ushqyese që mund tju sjellin përfitime të ndryshme shëndetësore, transmeton .
Duke marrë parasysh disa studime nga disa hulumtues, tregohet për rolin e qershisë si një antioksidant, anti-infomator dhe gjithashtu ky fryt ka efektin e reduktimit të lodhjeve të muskujve dhe rregullimit të presionit të gjakut.
Sipas Xhana Ferretti, profesor i Biokimisë në Universitetin ‘Politecnica delle Marche’, ky fryt ka disa substanca bioaktive të cilat përmbajnë polyphenols që ndikojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kronike degjenerative (të tilla si diabeti dhe sëmundja Alzheimer) .
Gjithashtu qershia ka efekte pozitive sa i përket gjumit edhe pse ende nuk është konfirmuar pasi janë duke vazhduar hulumtimet e ndryshme rreth këtij fryti mrekullibërës, studiuesit thonë se ky fryt mund të ketë përfitime të shumta dhe shumë të nevojshme për shëndetin e njeriut./il Giornale.it
.
