Skip to content

Përfitoi nga pozicioni i lartë dhe mori vaksinën jashtë radhe, e pëson keq gjenerali

1605433051 vaksina

 

Një gjeneral në Spanjë dha dorëheqjen të shtunën, pas akuzave të ngritur në media se ai kishte marrë vaksinën kundër koronavirusit përpara grupeve prioritare, duke shkaktuar zemërimin e publikut.

Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles i kishte kërkuar gjeneral Miguel Angel Villaroya, shefi i shtabit të mbrojtjes, shpjegime pas lajmeve se ai kishte marrë vaksinën jashtë radhe.

Më pas në një deklaratë për shtyp, Ministria e Mbrojtjes  nënvizoi se gjenerali nuk kishte asnjëherë si synim të përfitonte nga pozicioni i lartë, duke dëmtuar në këtë mënyrë imazhin e Forcave të Armatosura.