Ministri i Financave, pas mbledhjes së Këshillit të Ministave, është shprehur se gjatë mbledhjes së sotme u miratuan vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik.

Ministri i Financave deklaroi se nga rritja e pagave do të përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës publike dhe aplikimi do të nisë nga data 1 korrik.

“Nga rritja e pagave përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës publike. Paga mesatare në sektorin publik arrin në 150 mijë lekë. Pagat e rritura fillojnë të aplikohen nga 1 korriku, me kosto prej  11 miliard lekë për 6 mujorin e dytë të vitit 2024 dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u ministri Mete.

Ai theksoi se nga rritja e rrogave do të përfitojnë: “Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.”

Nga ana tjetër, ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re