Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se ligji për amnistinë do kalojë ditën e hënë (15 janar) në Kuvend, për tu miratuar.

Në një prononconim për mediat, Manja u shpreh se me ministria e drejtësisë bëri një draft për këtë Ligj, e cila konsiderohet si amnisti e gjerë dhe ligj human, ku përfitojnë rreth 700 të dënuar.

Kjo amnisti ka kaluar edhe në qeveri dhe pritet që të hënën të kaloj në Kuvend, por duhen 84 vota përfshirë deputetet e opozitës, të cilët Manja i ftoi të bashkojnë votat për të kaluar këtë ligj.

“Le të vijnë për një moment, të bashkojnë votat dhe të vazhdojnë pastaj axhendat politike”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re