Skip to content

“Përfiton dhe gllabëron territorin shqiptar”, Sazan Guri komenton zgjerimin e Greqisë me 12 milje: Humbjen e vuan…

 

Gjeologu Sazan Guri i ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ të Bejdo Malos në Fax News ka folur në lidhje me dekretin e zgjerimit të Greqisë me 12 miljeve detare. Sipas tij, kjo hapësirë prej 12 miljesh i shtetit grek përfiton, gllabëron dhe merr zonën ekonomike ekskluzive nga territori shqiptar.

Guri shton se ky zgjerim nga 6 në 12 milje është një përfitim për shtetin Grek, një uzurpim dhe një dëm për Shqipërinë.

“Shteti grek zgjerohet në kufijtë e saj detar dhe pyetja është e thjeshtë nga pala shqiptare në qoftë se në vendet e tjera drejt Afrikës apo të shteteve si Libia, Libani, në qofte se atje ka vend për të bërë hapsirën 12 milje te ne ku ngelet Kryeminstri dhe shumë të tjerë dhe shumë medja që thonë se Saranda me Korfuzin nuk ka ca ndanë 12 milje etj, etj sepse nuk ka vend po atje ku ndahet siç është veriu i Ofonoit e cila ajo me këtë 12 milje përfiton, gllabëron, merr zonë ekonomike ekskluzive që në një ndarje të mëparshme në 6 milje ajo do të ishte pjesë e Shqipërisë.

Pra ky është gjithë shqetësimi ynë, shkuarja nga 6 milje në 12 milje për shtetin grek është një përfitim i saj ku në kurriz të një gllabërimi, të një uzurpimi, të një dëmi apo të një humbje që vuan shteti fqinj që jemi ne”, u shpreh Guri.