Sekretari për Emigracionin i “Rithemelimit”, Indrit Hoxha ka deklaruar se “Rilindja Urbane” i ka kushtuar qytetarëve 2.2 miliardë euro.

Ai theksoi se “përfitues në mega-afere korruptive janë vetëm 5 kompani”, ndërsa shtoi se grupi parlamentar i PD-së duhet të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor.

““Rilindja Urbane” i ka kushtuar qytetarëve 2.2 miliardë euro, ku përfitues janë vetëm 5 kompani, 5-fishi i aferës së inceneratoreve! 5 firma morën nga xhepat e shqiptarëve 50% të Buxhetit të Shtetit! Grupi parlamentar i Partisë Demokratike duhet të kërkojë Komision Hetimor për këtë mega-afere korruptive, ndërkohë SPAK-u duhet të nis menjëherë hetimet sesi u keqpërdorën taksat e qytetarëve shqiptar me firmen e Edi Ramës!”, shkroi Indrit Hoxha në një postim në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re