Amibentet e komisariatit numër 5 në Kamëz, janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News zjarri i rënë këtë mbrëmje në komisariatin nr 5 ka shkaktuar disa dëme materiale. Menjëheë pas rënies së zjarrit janë lajmëruar focat zjarrëfikse të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll zjarrin. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga punonjësit policisë që ndodheshin në ambientet e brendshme.

Pas shuarjes së flakëve një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet e këtij zjarri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re