Një zjarr ka rënë sot në fshatin Moravë, në Njësinë Administrative Otllak.

Zjarri ka rënë rreth orës 19:40 në disa kavalete kashte, që ndodheshin në oborrin e banesës së shtetasit Sulo Hajdari.

Drejt zonës kanë shkuar grupet e shërbimit zjarrfikës, që pasi mbërritën konstatuan se rrezikoheshin banesat që ishin shumë pranë vatrës së zjarrit.

Tre mjete zjarrfikëse të tjera u nisën drejt fshatit Moravë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat zjarrfikëse, u bë e mundur që flakët të lokalizoheshin në një kohë të  shkurtër dhe të kryhej shuarja e plotë e zjarrit. Nga zjarri nuk pati dëme në njerëz dhe dëme materiale në banesa

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re