Skip to content

Përfshihen nga flakët mjediset e ‘Kurum,’ në Elbasan, tymi mbulon zonën

Një zjarr ka rënë në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan, në një fabrikë të mbetjeve plastike.

Tymi i madh ka përfshirë zonën, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

Flakët kanë përfshirë çdo gjë, ndërsa zjarrfikësit dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“”