Një zjarr ka rënë rreth orës 11:30 në një vilë dykatëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat.

Zjarri i rënë në vilën në pronësi të shtetasit Gentjan Palla është shkaktuar nga rrjedhja e një bombule gazi 5 litërshe.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse që bën të mundur shuarjen e flakëve.

Mësohet se zjarri ka rënë për shkak të shpërthimit të një bombole gazi që ndodhet kuzhinë në katin e parë të banesës.

Si pasojë ë rënies së zjarrit nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale dhe është djegur një nga dhomat e katit të parë të shtëpisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re