Skip to content

Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan, zjarri nisi nga kuzhina, dyshohet për rrjedhje gazi

Një apartament është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të premte në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit.

Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan

Bëhet fjalë për një apartament në katin e dytë të një pallati. Për fat të mirë pa dëme në njerëz.

Burime bëjnë me dije se vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit .

Në vendngjarje shkuan ekipet zjarrfikëse që bënë të mundur neutralizimin e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit .

“”