Një banesë në katin e dytë të një pallati 3-katësh në Fier, është përfshirë nga flakët. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë ndodhej 70-vjeçarja Roza Shahu, e cila jeton e vetme.

Punonjëset e qendrës shëndetësore të zonës kanë lajmëruar fillimisht zjarrfikësit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca.

E moshuara është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve, 70-vjeçarja ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar disa dëme të lehta në trup.

Shefi repartit zjarrfikës në Fier, Zija Hyka ka thënë se të gjithë orenditë shtëpiake janë shkrumbuar, ndërsa flakët janë neutralizuar shpejt duke mos lejuar përhapjen e tyre në banesat e tjera të pallatit.

Për shuarjen e zjarrit kanë kontribuar edhe banorët e zonës që kanë ndërhyrë të parët me mjetet rrethanore.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re