Një autobus i transportit publik, ka rrezikuar të përfshihet nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin Fier- Patos.

Burimet paraprake bëjnë me dije se teksa ka qenë  në ecje si pasojë e një defekti teknik autobusi ka nxjerrë tym.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse për të qenë në gatishmëri në rast të përfshirjes nga flakët.

Në momentin e këtij defekti teknik fatmirësisht në autobus nuk ka pasur njerëz.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Fier-Patos”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re