Skip to content

Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

Një zjarr ka përfshirë një banesë dykatëshe në Korçë. Godina e përfshirë nga flakët është në afërsi të qendrës së qytetit, ndërkohë nuk dihen ende shkaqet.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët kanë mundur të ndërhyjnë në çatinë e banesës dykatëshe për të neutralizuar flakët.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme në njerëz. Ndërkohë po punohet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit.

/shqip