Skip to content

Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Maliq, shmanget përhapja e zjarrit

0e57e692 ccab 4422 b707 a1781aa0dfc5

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Veliternë të Maliqit, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve paraprake, banesa ka qenë e pabanuar në momentin e rënies së zjarrit.

Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur fikjen e tyre, duke shmangur përhapjen e mëtejshme.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm në orenditë shtëpiake brenda banesës. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga grupi hetimor.