Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Finiq, ku për pasojë ka humbur jetën një 90-vjeçar, i asfiksuar. Dyshimet janë se zjarri në banesën ku i moshuari jetonte i vetëm ka rënë aksidentalisht, megjithatë hetimet janë duke vijuar nga ana e policisë vendore.

“Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton zyrtarisht policia.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re