Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit L. T, në katin e 4-ët të një pallati.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa zjarri ka shkaktuar panik tek banorët e pallatit që kanë dalë nga banesat.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit L. T, në katin e 4-të, të një pallati, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re