Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, në zonën e quajtur “Çezma e Amzës”, në Korçë,

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në banesë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kanë arritur të largohen, ndërsa një prej tyre është bllokuar brenda dhe dyshohet të jetë djegur.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e flakëve.

Gjithashtu edhe policia është e pranishme për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re