Skip to content

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, ja cili dyshohet të jetë shkaku

Një banesë në fshatin Rrilë të Lezhës, është përfshirë nga flakët.

Foto ilustruese

Sipas informacioneve të policisë, shkak dyshohet se është bërë një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Rrilë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Rr. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“”