Përfshihet nga flakët në orën 3:30 të mëngjesit të kësaj të diele një banesë në fshatin Kuqar të bashkisë Patos. Zjarri ka rënë në banesën e Refan Rapajt, ku fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të shumta materiale.

Si pasojë e flakëve, janë shkrumbuar totalisht 1 makinë dhe magazina me dru dhe pajisje shtëpiake si dhe shpendët,  pula e zogj.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, por edhe policia për të mësuar shkaqet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re