Skip to content

Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, lëndohet pronarja

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Pogradec.

Zjarri ka përfshirë një banesë në fshatin Gështenjas në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari, ku si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orendi.

është lënduar edhe gruaja e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.

Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.