Skip to content

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, shkak bëhet shpërthimi i një bombole gazi

Një banesë në Shkodër është përfshirë nga flakët për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guerrile dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

“”