Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë.

 

Për pasojë janë lënduar B.R., 55 vjeç dhe B.R., 78 vjeç të cilët ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën

 

“Më datë 22.02.2022, në bulevardin “Zogu I”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. R., 55 vjeç dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar shtetasit B. R., dhe shtetasja B. R., 78 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit’, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re