Ilustruese

Një banesë tek “Unaza e Re” në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Policia njofton se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka shkaktuar probleme për banorët që jetojnë përreth.

Ndërkohë grupi hetimor ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re