Një servis makinash është përfshirë nga flakët e zjarrit në qytetin e Pukës mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00.
Uniformat blu bëjnë me dije se flakët kanë nisur gjatë punës si pasojë e saldimit në një automjet tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A.
Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.
Njoftimi i policisë
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.
Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
