Skip to content

Përfshihet nga flakët gjatë natës lokali në Kavajë, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

kavaje zjarri

Një lokal në lagjen nr. 5 Kavaje është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Hetuesit po bazohen edhe në pamjet e kamerave të sigurisë të zonës, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm, si dhe për sqarimin e plotë të shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit. Hetimet vijojnë.