Kulla Trump në New York është përfshirë nga flakët në katin e saj të 50, ndërsa paraprakisht raportohet për një të vdekur dhe 4 të plagosur.

Viktima humbi jetën pasi u transportua për në spital dhe thuhet se ishte banor i kullës, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse.

Presidenti i SHBA-ve disponon një zyrë dhe një apartament në kullën e lartë, por raportohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ndodhej asnjë njeri aty.

Shefi i personelit të zjarrfikëseve në Neë York tha se situata nuk mund të konsiderohet ende nën kontroll, pasi raportohet për një sasi të lartë të tymit në ndërtesë.

Ai theksoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa lartësia e apartamentit të përfshirë nga flakët, e ka vështirësuar edhe më shumë operacionin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re