Skip to content

Përfshihet nga flakët laboratori i analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik

Laboratori i analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh është përfshirë nga flakët.

Foto ilustruese

Raportohet se në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht dyshohet se është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjetin elektrik.

“”