Një lokal në Zvërnec të Vlorës është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht.

Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa paraprakisht dyshimet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe përcaktimit të shkakut.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:50, në fshatin Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një lokal në pronësi të shtetasit L. R. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re