Ditën e sotme është përfshirë nga flakët një magazinë në Elbasan e cila ndodhet shumë pranë Drejtorisë Arsimore.
Burime për Fax News bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit dhe se ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, raportohet se situata e krijuar nga përhapja me shpejtësi e flakëve është vënë nën kontroll të plotë. Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ndonjë qark i shkurtër i rrjetit elektrik që rezultoi të ishte i amortizuar.
(E.D/faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
