Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë majën e Bukanikut(në njësinë administrative Gjinar) në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se zjarri po favorizohet nga era dhe po përhapet shumë shpejt duke bërë që të rrezikohen sipërfaqe të tëra me pisha, dushk dhe shkurre.

Mësohet se terreni kodrinor e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka dhe momentalisht po punohet për të shuar flakët vetëm nga ajri.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re