Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët makina e ish-oficerit të Policisë në Elbasan, Edvin Gjylit.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori  dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Dyshohet se disa persona me precedentë penal i kanë vënë flakën makinës së ish-oficerit për shkak të detyrës që ai ka pasur më herët. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e autorit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit E.Gj., ( punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan), i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re