Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në aksin Qafë Thanë -0 Porgradec, mëngjesin e sotëm (27 qershor).

Si pasojë e zjarrit për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia bën me dije se dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe natyrale.

“Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale”, sqaron policia.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re