Skip to content

Përfshihet nga flakët në ecje autoboti në autostradën Levan-Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një autobot që transporton çimento është përfshirë nga flakët në hyrje të autostradës Levan – Vlorë në afërsi të fshatit Qarr.

Sapo kanë konstatuar flakët në pjesën e gomave drejtuesit e autobotit kanë hapur krahun buzë autostradës. Pamjet tregojnë qartë djegien në pjesën e pasmë të kabinës, ndërsa për të shmangur djegien totale të autobotit.

Menjëherë është njoftuar reparti zjarrfikës i Fierit dhe në vendin e ngjarjes janë dërguar dy zjarrfikëse që kanë neutralizuar flakët. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe punonjësit e policisë të cilët kanë evituar bllokimin e trafikut në autostradë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb