Përfshihet nga flākët kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës. Mësohet se pallati që është përfshirë nga zjarri ndodhet në lagjen 16 të qytetit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga zjārri.

Zjārrfikëset kanë mbërritur pranë banesës dhe janë duke punuar për neutralizimi e flakëve.

Shkaqet e këtij zjārri ende nuk janë të qarta, por dyshohet se ka qene një pakujdesi e njërit prej fëmijëve të kësaj familjeje, i cili po luante.

Fatmirësisht, familja ka dalë në kohë para se të shpërthente bombola, e cila ndodhej afër krevatit ku po luante fëmija.

Zjarri ka shkaktuar frikë tek banorët të cilët kanë dalë jashtë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re