Skip to content

Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë, zjarri në katin e gjashtë të pallatit (FOTOT)

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55, në Astir, ku ka rënë zjarr në katin e gjashtë, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh.

Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar, vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/shqip