Një banesë në zonën e Shkozës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Policia njofton se nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë shërbimet zjarrfikëses, po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 14:55, në Shkozë, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re